Bosnja shpall gjendjen e katastrofës natyrore, përmbytjet edhe rrëshqitjet e tokës paralizojnë vendin

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bosnja dhe Hercegovina kanë shpallur gjendjen e katastrofës pas rrëshqitjeve të tokës dhe përmbytjeve që kanë izoluar vendin.

Reshjet e dendura të shiut në ditët e fundit në disa pjesë të Bosnjës, kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në zonat e banuara dhe rrëshqitje të dheut.

Një gjendje e fatkeqësisë natyrore është shpallur më 17 maj në disa qytete perendimore dhe veri-perendimore të vendit, thanë zyrtarët. Më shumë se 200 ndërtesa banimi u përmbytën në qytetin verior të Bosanska Krupa, pasi lumenjtë Una dhe Krusnica dolën nga shtrati.

“Ne ende nuk e kemi përcaktuar shkallën e dëmit. Disa rrugë lokale të hyrjes në qytet janë ndërprerë,” tha kryetari i komunës Armin Halitovic për Radion Evropa e Lirë.

Qyteti i Bihacit në Bosnjën perendimore, është përballur me situatën më të vështirë, me më shumë se 200 ndërtesa të përmbytura, thanë zyrtarët lokalë.

Muhamed Pecenkovic, nga Mbrojtja Civile Kantonale, tha se rruga kryesore për në Bihac, si dhe një numër i madh i rrugëve lokale janë mbyllur për shkak të vërshimeve të ujit. Në Kladuan e Madhe, në cepin veriperëndimor të vendit, 6 banesa janë përmbytur plotësisht, ndërsa 30 banesa të tjera mbeten në rrezik përmbytje.

Dy fshatra janë shkëputur plotësisht nga komuna dhe mësimi është anuluar deri në 17 maj, pasi shkolla lokale është përmbytur. Ndërkohë që gjendje emergjence është shpallur dhe në komunat Novi Grad dhe Kostajnicë, ku janë përmbytur më shumë se 10 ndërtesa. Në qytetin veriperendimor të Prijedorit, lumi Sana doli nga shtrati duke përmbytur disa dhjetëra ndërtesa dhe duke ndërprerë lëvizjen në disa rrugë lokale.

Në qytet është vënë në gatishmëri alarmi për përmbytje. Sakaq, qytetarët u organizuan gjatë orëve të natës dhe punuan për të mbushur të gjitha çarjet dhe hapjet përgjatë digave, në mënyrë që të parandalohet depërtimi i ujit në zonat e banuara.

Kujtojmë që dhe Italia është përfshirë nga moti i keq, ku tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë raportohen të zhdukur si pasojë e përmbytjeve, pasi 14 lumenj kanë dalë nga shtrati në qendrat e mëdha të banuara.

Zjarr Tv Ad