Botërori U17, Brazili shpallet Kampion Bote, Franca fiton finalen e “vogël”

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kampionati Botëror U17 ka ulur siparin mbrëmjen e djeshme në Brazil, teksa kanë qenë vendasit ata që kanë triumfuar, duke ngritur lart trofeun më të rëndësishëm të kësaj grupmoshe. Djelmoshat brazilianë arritën të eliminojnë Italinë në fazën çerekfinale, por në testin e fundit vuajtën jo pak përballë Meksikës. Futbollistët e “selesaos” triumfuan me përmbysje me rezultatin 2-1 ne kohën shtesë.

Ndërkohë vendin e tretë në Kampionatin Botëror e ka marrë Franca, që mposhti me rezultatin 3-1 Holandën, që kaloi e para në avantazh, por vuajti cilësinë e “gjelave” dhe pa të dilte kokulur në fund të 90-minutave.

 

 

Zjarr Tv Ad