Braçe shpërthen në ironi pas afrimit të Bardhit me Berishën: Unë vdes me këtë ‘zarin’ e ri

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti socialist Erion Braçe ka ironizuar Gazment Bardhin, i cili pas bashkimit me grupin e Rithemelimit, është shprehur se mes partnerëve dhe Berishës, zgjedh të parët, ndërsa mes Ramës e ish-kryeministrit zgjedh këtë të fundin.

Braçe thotë se në fund të herës, Bardhi zgjedh Berishë, ndërkohë që ai i pyet se kush ia ka kërkuar deputetit demokrat të zgjedhë kryeministrin socialist.

“Unë vdes me këtë zarin e ri; Mes Shba, Britanisë, BE dhe Sali Berishës, unë zgjedh Shba, Britani, Be; por mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, zgjedh Sali Berishën! Pra përfundimisht zgjedh Sali Berishën! Ndërkohë kush të ka kërkuar ty të zgjedhësh Ramen? Të mos zgjedhësh Berishën, po”, shkruan Braçe në rrjetin social Twitter.

Zjarr Tv Ad