A e ka gjetur PD zyrtare kandidatin për zgjedhjet në Kukës? Ja çfarë thotë Indrit Sefa

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa thotë se ende është duke u diskutuar me degën lokale në Kukës, për të gjetur një kandidat që do të garojë në zgjedhjet për kryebashkiak në qytetin veri-lindor, më 24 shtator. Sefa u shpreh se vendimmarrja kryesore i takon PD-së dega Kukës. Lidhur me vendimin e KAS që njeh Partinë e Lirisë si forcën më të madhe opozitare, Sefa deklaroi se PD do t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor.

“Është një vendimmarrje në kundërshtim të hapur me dispozitat e ligjit, siç ishte edhe vendimmarrja e mëparshme para 3 javësh të cilën PD e kundërshtoi dhe iu drejtua Kolegjit Zgjedhor. Kolegji Zgjedhor i cili i dha të drejtë PD-së, ishte një vendimmarrje të cilën ne e prisnim. Ne do i drejtohemi Kolegjit Zgjedhor dhe besojmë që në Kolegjin Zgjedhor do të qartësohet situata dhe do të përcaktohet që PD është partia e dytë më e madhe në vend dhe partia më e madhe opozitare në Shqipëri.

“Siç e kemi bërë të qartë edhe vazhdimisht, edhe në deklarimet që kemi bërë, është një proces i cili është në konsultim të vazhdueshëm me degën lokale në Kukës, duke pasur parasysh edhe vendimmarrjen e mëparshme të Kryesisë, të cilët vendosën që të mos kishte kandidat më 14 maj. Ky është një diskutim që po merret me faktorët lokalë atje. PD është në dispozicion të të gjithë demokratëve, dhe normalisht mendon dhe alternativat që shqyrton janë në të mirë të demokratëve dhe të djathtëve në zonën e Kukësit. Duke pasur në konsideratë që janë edhe zgjedhje lokale dhe ka interesa lokale në mënyrën sesi qytetarët atje e vlerësojnë dhe shikojnë mundësinë për të garuar, patjetër që vendimmarrjen e fundit do e ketë dega e Kukësit. Ne po presim, jemi në diskutime të vazhdueshme me degën e PD në Kukës”, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad