“Vula e PD-së i takon Bashës”/ Kokalari: Ja mesazhi që kam për të

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Themeluesja e Lëvizjes Konservatore, Evi Kokalari tha në një intervistë për Euronews Albania se vula e Partisë Demokratike i takon Lulzim Bashës dhe për këtë arsye ajo i ka kërkuar të rezistojë.

Sipas saj gjithçka po ndodh aktualisht në PD po bëhet për interesa personale, duke marrë parasysh dhe iniciativën e dy viteve më parë që ishte diçka komplet tjetër, Foltorja.

“Tani është vërtetuar totalisht që kjo është vetëm luftë për pushtet dhe po ta marrësh hollë-hollë ato 10 deputetë që kanë ngelur nga ana e Lulzim Bashës mua më duken shumë më të pastër se këta që janë mbledhur nga kjo ana këtej dhe vazhdojnë programin vetëm e vetëm për të pasur pushtetin e Partisë Demokratike. Kështu që në këtë pikë, i them Lulzim Bashës të rezistojë, t’i rezistojë këtij llumi dhe duhet menduar si do të pastrohet opozita në mënyrë që të futen në 2025-n në zgjedhje me njerëz që vërtetë do të premtojnë një ndryshim dhe do ta mbajnë fjalën,” – u shpreh Kokalari.

Ajo sqaroi gjithashtu se nuk është e bindur nëse legjitimisht, vula i takon Bashës, pasi nuk mendon se vendimi i gjykatës është shumë i sinqertë. Kokalari tha se nuk po pozicionohet, por në 9 muajshin e fundit ka parë shumë gjëra që nuk shkojnë dhe njëra që i ka vënë kapakun të gjithave është koalicioni Berisha-Meta.

Zjarr Tv Ad