Ndryshimet në qeveri, analisti: Rama ta kërkojë fajin te vetja, sjellja me vartësit jo demokratike

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Ben Andoni ka komentuar mbi ndryshimet në qeveri, vendimet që kryeministri Edi Rama mori gjatë Asamblesë. Ai tha se në Partinë Socialiste hasemi gjithmonë me probleme korrupsioni ndërsa shtoi se sjellja e kryeministrit me vartësit e tij është jo demokratike.

Sipas tij, Rama duhet ta kërkojë fajin së pari tek vetja e vetë pasi me të shenjat e demokracisë nën këtë parti pothuajse janë shuar fare.

“PS është një strukturë gati e ngjashme me PD në sensin që demokracitë e brendshme të dy partive tona tregojnë si ecin demokracia në vendin tonë. Dua të them një element se brenda çdo partie për shkak të statutit ka struktura dhe po të adresoheshin këto që në fillim PD nuk përçahej. Në PS ne hasemi me probleme korrupsioni gjithmonë, dhe përpara se të merret SPAK duhet ta trembë kjo njësi dhe jo vetëm impakti është i pakët por mënyra se si sillet vetë kryeministri ndaj vartësve nuk është demokraci, dhe kjo tregon fytyrën e vërtetë të shtetit tonë.” – u shpreh Andoni në MCN tv.

Në vijim ai shtoi se PS identifikohet tashmë me emrin e vetëm të Ramës dhe në formë vertikale sipas tij, jo vetëm që s’ka reaksion, por të ndryshosh ekzekutivin në 2 vjet 3 herë dhe të mos bësh analiza të pastra dhe të thella më duket se shumë gjëra nuk shkojnë me këtë qeverisje.

“Rama duhet t’i kërkoj falje për herë të parë vetes së tij e para që s’mund të prodhojë një model që si përgjigjet shqiptarëve. Me zotin Rama shenjat e demokracisë në këtë parti pothuajse janë shuar fare. Sot ke sot një shtab që nge dorën për asgjë dhe kjo nuk është normale që njerëz që i kanë dhënë politikës shqiptare të rrinë gati. Rama është shumë afër autokracisë. Në mendimin tim prapë do të ketë formatim të qeverisë. Është e vërtetë që Rama për të mbajtur njëlloj diference me grupin parlamentar, me asamblenë dhe pjesën e votuesit të thjeshtë të PS e ka të thjeshtë kur paraqet njerëz teknicienë dhe këto formatime të shpeshta tregon se Rama nuk i beson shumë këtyre prurjeve, dhe Rama improvizon sepse të zgjedhjesh teknicien s’ke pse ta mbash të fshehtë.” u shpreh Andoni.

Zjarr Tv Ad