Përvetësuan miliona lekë nga pensionet, arrestohen 7 punonjës të Postës Shqiptare

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka bërë me dije se 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër dhe Tropojë janë vënë para drejtësisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Manja njofton se këta punonjës kishin përvetësuar ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 33.000.000 lekësh.

Ministri i ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të korrupsionit që hasin në zyrat shtetërore.

“Përvetësonin pensionet duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 33.000.000 lekësh, 7 zyrtarë para drejtësisë! Falë denoncimeve të qytetarëve, Agjentët tanë të Antikorrupsionit kanë çuar para drejtësisë 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë, të cilët përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit!

Zero tolerancë për zyrtarët që abuzojnë me ligjin për përfitime personale! Inkurajoj të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të korrupsionit që hasin në zyrat shtetërore. Bëj pjesën tënde në luftën kundër korrupsionit”, shkruan Manja.

Zjarr Tv Ad