Braktisi foshnjen/ 30-vjeçarja: Fsheha shtatzaninë se nuk jam e martuar

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eglantina Isufi, nëna e foshnjës së braktisur, është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në komisariatin numër 6.

Burime pranë këtij komisariati bëjnë me dije për Syri Tv se fillimisht 30-vjeçarja e ka mohuar që të jetë ajo nëna e fëmijës, teksa efektivët kanë shoqëruar në komisariat edhe nënën e 30-vjeçares, e cila gjithashtu ka mohuar të ketë qenë në dijeni të ngjarjes.

Verifikimi i telefonave celularë të nënë e bijë më pas ka vërtetuar dyshimet e efektivëve.

30-vjeçarja rezulton që është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë të tjerë.

Ajo ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë e saj dhe ka braktisur beben, ka qenë për shkak se nuk ka dashur që të merret vesh nga familjarët e saj, por edhe opinioni, pasi nuk është e martuar.

Grupi hetimor ka pasur dyshime se 30-vjeçarja e ka lindur foshnjën e vetme në garazhin e pallatit ku dhe më pas e ka braktisur dhe është kthyer në banesë, çka është konfirmuar nga vetë vajza.

30-vjeçarja nuk ka folur fare për babanë e fëmijës, thjesht ka kërkuar të mos identifikohet dhe më pas është transportuar për në spital.

Burime bëjnë me dije se 30-vjeçares sapo i është komunikuar urdhër-arresti. Ajo akuzohet për braktisje të fëmijës.

Zjarr Tv Ad