Briken Calja fiton 13 medalje brenda një viti

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Briken Calja një nga peshëngritësit më të mirë në Shqipëri, ka arritur rezultate historike në dy vitet e fundit për sportin shqiptar. Vetëm në 2019 ai ka fituar 13 medalje në kompeticione të rëndësishme evropiane dhe botërore duke e ngritur në piedestal emrin e Shqipërisë.

Në kampionatin evropian të peshëngritjes që u zhvillua në Rumani, Calja fitoi 3 medalje të arta në stilin e shkëputjes, shtytjes dhe në dygarësh, trofe shumë të rëndësishëm për të dhe sportin shqiptar. Në një postim në faqen e tij në Facebook, Calja kujton medaljet e fituara përgjatë vitit 2019.

Postimi i plotë

13 medalje ndërkombëtare për këtë vit

Jemi gati në fund të vitit 2019, i cili qenë një vit i suksesshëm, nga ku kam arritur të rrëmbej plot 13 medalje ndërkombëtare në kampionate Europiane, Botërore dhe Grand Prix, duke e çuar në 33 numrin e medaljeve ndërkombëtare të fituara në të gjithë karrierën time, si askush tjetër në historinë e Peshëngritjes Shqiptare.

Pavarësisht një dëmtimi në shpatull që më shoqëroi gjatë garës së fundit, arrita të rrëmbej plot 3 medalje për Shqipërinë, duke marrë pikë të vlefshme për olimpiadën e ardhshme.

Sigurisht krenaria e të qenurit në këto maja ia lë vendin punës, nga ku na pret një vit tjetër me pritshmëri akoma më të larta.
Suksesi ia lë vendin pasionit për këtë sport, punës dhe djersës.

Zjarr Tv Ad