Bullgaria thotë se sulmet masive kibernetike u bënë nga Rusia

0
2

Një sulm masiv i hakerave në Bullgari nëpërmjet një faqeje ruse, mund të jetë i lidhur me vendimin e Sofjes, për të blerë avionë ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara, tha ministri i Brendshëm i Bullgarisë.

Ministri, Mladen Marinov, u tha gazetarëve në Sofje se të dhënat personale financiare të rreth 5 milion bullgarëve dhe punëtorëve të huaj që banojnë në Bullgari, u publikuan në media nga një email me bazë në Rusi, pasi sulmit kiberentik në sistemin e Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave në Bullgari.

“Grupet e organizuara kriminale të përfshira në sulmet kibernetike zakonisht kërkojnë fitime financiare, por në këtë rast, janë të mundshme motivet politike”, tha Marinov, duke shtuar se një hetim për rastin është në proces, shkruan rel.

Kryeministri, Boiko Borisov, më 16 korrik, thirri një takim të Këshillit për Siguri të Qeverisë bullgare, për të diskutuar situatën.