Bushati: Jam kundër Greqisë që na vuri veton, por Beleri është i burgosur politik

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Andi Bushati ka folur për Fredi Belerin dhe veton që Greqia po vendos ndaj nisjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Bushati tha se nuk bie dakord me këtë veprim të Greqisë, por nga ana tjetër deklaroi se Fredi Belerit i janë shkelur të drejtat dhe se ai është “i burgosur politik me urdhër të Edi Ramës”.

“Ne marrim këtë çështje dhe i përziejmë të gjitha. Nëse do të krijosh tymnajë, merri përzieji dhe nuk kupton njeri. Këtu ka një çështje greke që na vendos veton. Është një çështje, që i thotë Gjermania, Greqisë, mos e shfrytëzo. Dhe tjetra është çështja Beleri. Belerit jo po i dhunohen të drejtat, por po i “shkapërdhehen” të drejtat. Ne duhet të jemi të interesuar, a na shkelin apo jo të drejtat dhe duhet të jemi mbrojtës të të drejtave të Belerit. Unë kam mbajtur një pozicion, që mund të jesh kundër Greqisë dhe pro Belerit. Mendoj se kjo është e drejta. Nuk jam dakord me veton që po na bën Greqia, siç nuk kam qenë dakord me veton që Greqia i vendoste Maqedonisë. Por, këtu mbaron kapitulli i patriotëve që duan të shajnë Greqinë. Beleri është i burgosur politik, i burgosur me urdhër të Edi Ramës, me spiunët e paguar dhe porositur nga Edi Rama. Kjo është një gjë që mund t’ja bëjë kujtdo. Tjetër Greqia dhe tjetër qytetari që i dhunohen të drejtat“, tha Bushati.

Zjarr Tv Ad