“Për 15 vite kam jetuar me probleme”/ Fatmir Mediu tregon përballjen me familjarët e viktimave të Gërdecit

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Mbrojtjes ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në “Top News”, ku ka folur në lidhje me seancat gjyqësore të zhvilluara për çështjen “Gërdeci”.

Mediu ka folur për përballjen me familjarët e viktimave, ndërsa tha se u ka kërkuar falje për përgjegjësinë morale që ai ndjen. Nga ana tjetër, këmbënguli se është i pafajshëm.

“Unë u kërkova ndjesë për humbjet e jetësve sepse është një gjë morale për të cilën unë kam dhënë dhe dorëheqjen. Por është hapur një çështje hetimore në shkelje të ligjit. Unë për kaq kohë nuk jam marrë ansjëherë i pandehur. Nuk ka asnjë provë që të më bëjë fajtor.

Nuk kam pasur më parë kontakt me familjarët e viktimave. Kontaktin e parë me të, e kam pasur në fjalimin e parë pas ngjarjes. Unë u kam kërkuar falje dhe më parë, e dhashë dorëheqjen sespe kisha përgjegjësi morale, nuk mund të vijoja të isha ministër pas asaj tragjedie të madhe. Unë do vazhdoj të kërkoj ndjesë sepse kështu e ndjej.

Unë nuk mund të hy në mendjet en jerëzve, por flas për ato që unë ndjej. Këto 15 vite vijoj jetoj me ato probleme. Gjatë këtyre 15 viteve, ka ndodhur një persekutim ndaj meje. Por nuk ka pasur ansjë incident me ta. Unë nuk mund ta zhbëj dot tragjedinë. Jam përpjekur të mos përfshihem më shumë në këtë debat. Mendoj se e sado që të flas, nuk i shëroj plagët e tyre madje hap më shumë palgë, unë jam prind vetë dhe e di se çfarë ata ndjejnë.”– tha Mediu.

Zjarr Tv Ad