Bushati komenton përplasjen Rama-Kim: “Deklarata dashnorësh të mërzitur”

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Andi Bushati e quan “ndyrësi” përplasjen me kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores Yuri Kim në lidhje me zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK. Në një postim në Facebook, Bushati thotë se reforma po bëhet qesharake pas qendrimeve të kundërta Rama-Kim.

“E bene pocaqi sy gjithe botes kete reformen qesharake ne drejtesi me keto deklaratat prej dashnoresh te merzitur, Rama Kim”,-shkruan Bushati krahas titujve për dy lajmet e sotme të qendrimeve në lidhje me çështjen e përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK.

Më herët u konfirmua publikisht edhe përplasja Rama-Kim për kreun e ri të SPAK. Ambasadorja amerikane njoftoi se kishte takuar të gjithë trupën e KLP që ka ekskluzivitetin e zgjedhjes me votë të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Kim iu kujtoi anëtarëve se nuk duhet të ndikohen nga favoret apo frika në zgjedhjen e tyre.

Reagimi u pasua nga një kundërpërgjigje e kryeministrit Edi Rama që i tregoi Kim kufirin për ndikimin te KLP. Rama tha se kreun e ri të SPAK nuk e zgjedh as qeveria, as opozita dhe as ambasadat.

Zjarr Tv Ad