Sot në një lidhje “Skype” për Faxnews ka qenë kreu i Sindikatës së Fermerëve Eduard Sharka për të folur për buxhetin 2023 për bujqësinë. Ai tha se është më i vogël në skemën mbështetëse në krahasim me një vit më parë. Ai rendit edhe disa pika që sipas tij janë paradoksale, sic është ajo e rritjes së punonjësve në bujqësi, kur kjo e fundit në të vërtetë ka nevojë më shumë për tekonolgjinë për tu zhvilluar.
Sharka: Kemi një buxhet pothuajse i njejti me vitin e kaluar më i vogël në skemën mbështetëse. Është për të ardhur keq që buxheti për bujqësinë është në ulje.
Edhe në vazhdim do të them 2-3 gjëra. Të thuash që do shtosh numrin e punonjësve në bujqësi është paradoks. Ne po na ikin. Bie ndesh me kontekstin ku jetojmë. Bujqësia zhvillohet duke shtuar teknologjinë. Njerëzit po ikin, nuk kanë interes të punojnë në bujqësi. Është non sens. Shtimin e numrit të përfituesve të skemës.
Kemi 18 mijë fermerë të pajisur me nipt fermeri.
Për naftën thonë që do e rrisi, pra me 1 mijë fermerë, pra paradoks. Është diskriminuese.
Në planin e qeverisë është shkruajtur se do ulin gjobat për kontrollet e AKU. Gjobat qenkan me plan. Pra kush bën buxhetin për bujqësinë. Pra ulja e numrit të gjobave qenka në plan.
Është shumë groteske në kushtet e krizës ushqimore që pritet të trokasë. 31 mln euro janë 0.05% e buxhetit të Shqipërisë.
Ndihma për fermerët do të jetë më e vogël, është më e pakuptueshme. Është një qëndrim armiqësor i qeverisë ndaj fermerëve. Në vendin tonë nuk arrihet asgjë nëse rriten taksat apo gjobat.