Çahet tubi gazit pranë një karburanti në Tiranë, evakuohen banorët e zonës!

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tub gazi në në karburant pranë rrethrrotullimit të Shkozës është çarë duke shkaktuar kështu rrjedhje gazi në zonë.

Mësohet se në zonë kanë mbërritur forcat e policisë, ambulancës dhe zjarrfikëses të cilët po punojnë për rregullimin e defektit. Po ashtu bëhet me dije se janë evakuuar banorët për çështje sigurie dhe është bllokuar rruga e urës së Shkozës për perimetrin që ka rrezikshmëri.

“Më datë 30.09.2023, rreth orës 11:35, në rrugën “Sadik Petrela”, në një karburant është çarë një tub gazi i karburantit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses, dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit. Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët dhe për çështje sigurie është bllokuar përkohësisht rruga e urës së Shkozës dhe perimetri që ka rrezikshmëri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Zjarr Tv Ad