Çështja “Ahmetaj”, deklarata e fortë e ish-prokurores Imeraj: Sa më shumë të rrëmosh aq më shumë emra do të nxjerrësh

0
624
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E ftuar në një intervistë televizive ish-kryeprokurorja, Elisabeta Imeraj, tha në lidhje me çështjen e Arben Ahmetaj se qëndrimi i politikës ka qenë i ndryshëm për raste të ndryshme. Sipas Imerajt palët politike nuk kanë pse të jenë të stresuara për lejimin e dhënies së autorizimit, ndërsa shtoi se edhe forcat opozitare ishin të lumtura me punën e SPAK.

“SPAK ka disa kohë që po heton aferën e inceneratorëve. Parë në këtë këndvështrim është një fakt penal që po hetohet lidhur me këtë aferë korruptive. Në rastin e Ahmetajt prokuroria ka rakorduar në krijimin e një dyshimi të arsyeshëm të bazuara në prova për tre vepra penale. Ajo çfarë SPAK ka bërë, është fakti se fillimisht janë ndjekur veprimet e Ahmetajt në ushtrimin e detyrave të tij për të konkluduar nëse me këto veprime ka pasur përfitime të parregullta. Sipas SPAK ka dyshime se është vërtetuar se në 6 raste ka pasur përfitime të parregullta.

Nuk jemi në fazën që është ngritur një akuzë. Nuk mund të themi se i vetmi autor është Ahmetaj. Prokuroria në asnjë rast nuk duhej që masën e sigurimit penal ta shohë në këndvështrimin e ndëshkueshmërisë. Nëse do ketë të tjerë, kjo afera e inceneratorëve ka treguar se sa më shumë të rrëmosh aq më shumë do të nxjerrë emra që kanë shkelur ligjin e subjekte që mund të kenë kryer vepra penale. Qëndrimi i politikës është i ndryshme nga njëri rast në tjetrin. S’ka asnjë lloj rëndësie për prokurorinë sesi ndihet politika. Asnjë palë politike s’ka pse të jetë e stresuar në lejimin e dhënies së këtij autorizimit. Kemi një politike të dyanshme që beson në SPAK. Forcat opozitare ishin të lumtur që ishte bërë një lloj hetimi. Besojnë në këtë prokurori.”, tha Imeraj.

Zjarr Tv Ad