Çfarë ndodhi në sallën e gjyqit? Kërkoi heqjen e masës së arrestit, shtyhet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha

0
170
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është shtyrë seanca në lidhje me kërkesën e ish-kryeministrit Sali Baerisha në lidhje me ndryshimin e masës së sigurisë.

Gjykata konstatoi që në fletëthirrje nuk është vendosur që Berisha të përfaqësohet në mungesë nga avokatët.

Seanca e radhës u caktua më datë 8 Mars.

Avokati i tij Genc Gjokutaj u shpreh për mediat se gjyqtari i vërtetë i kësaj çështjeje është kryeministri Edi Rama.

Gjokutaj:

Sot kishim seancën e shtyrë nga seanca e kaluar për revokimin e masës së sigurisë arrest shtëpie për Berishën.

Gjykata nuk e pranoi arsyetimin që ne ta përfaqësojmë në mungesë. Në qëllimin e saj që i ka vendosur vetes për të djegur mandatin e Berishës, e shtyu sërish pa asnjë shkak ligjor.

Pyesni Ramën në lidhje me këtë gjyq. Si do shkojë? Nga ai mund të merrni një përgjigje më të saktë, sepse ai është gjyqtari i vërtetë i kësaj çështjeje.

Zjarr Tv Ad