Champions, duele titanësh për gjysmëfinalet

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Magjia e UEFA Champions League vijon edhe në mbrëmjen e sotme. Në orën 21:00, luhen dy çerekfinalet e radhës, ku spektakëli pritet të jetë i garantuar. Ajax- Juventus dhe Manchester United-Barcelona shihen si përballjet me më shumë interes në këtë fazë të kompeticionit.

Përsa i përket sfidës së parë, Ajaksi do të kërkojë të bëjë surprizën kundër Juventusit. Italianët pasi kanë “hipotekuar” titullin në kampionat, do t’i përqendrojnë të gjitha forcat për t’i shkuar deri në fund garës për trofeun më të lakmuar në Europë.

Hera e fundit që këto skuadra ishin përballur në Champions ishte edicioni 2004-2005. Ndeshja tjetër midis United dhe Barcës shihet si një finale e parakohshme.

Pas fitores historike ndaj PSG, anglezët do të tentojnë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre kundër katalanasve. “Djajtë” janë jashtë çdo gare për titull këtë edicion dhe Championsi shihet si shpëtim për sezonin aktual. Nga ana tjetër, katalanasit janë në garë për të tre trofetë, finalist në Kupën e Mbretit ndërsa në kampionat janë distancuar nga rivalët.

Hera e fundit që skuadrat u përballën ishte për finale e

Zjarr Tv Ad