Nëse keni vendosur të lini duhanin përmes cigareve elektronike me nikotinë kjo nuk iu shpëton sërish ndaj rreziqeve shëndetësore.
Sipas studimeve më të fundit cigaret elektronike që përmbajne nikotinë mund të rrisin rrezikun e sulmeve dhe goditjeve në zëmer. Studimi është bërë nga një grup shkencëtarësh në Suedi të cilët lidhën pajisjet e avullimit që përmbajnë nikotinën në rritjen e presionit të gjakut, sforcimin e punës së zemrës dhe ngurtësimit të arterieve 30 minuta pas përdorimit. Asnjë nga 15 vullnetarët e shëndetshëm që morrën pjesë në eksperiment dhe shfaqën probleme pas konsumit të E-Cigareve me nikotinë nuk e kishin përdorur këtë lloj më parë.
Po sipas të njëjtit studim cigaret elektronike pa nikotinë nuk kishin efekte të ngjashme