COVID-19 po shpërndahet, zgjerohen vatrat në disa qytete

0
134
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 70 vjeçare që fshehu udhëtimin në Itali është bërë shkak për mbylljen e repartit të Ortopedisë në Lezhë, ndërsa dyshohet se mund të këtë infektuar mjekët tashmë në karantinë.  Virusi këtë të enjte u konfirmua edhe në Tropojë, ndërsa vatrat në qytetet e tjera po zgjerohen.

Pavioni i Ortopedisë në spitalin rajonal të Lezhës është mbyllur që prej ditës së djeshme. Shkak për këtë është bërë infektimi i një pacienteje 70 vjeçare e cila kishte pasur një histori udhëtimi në Itali.

Por pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të mjekëve dhe autoriteteve,  gruaja e moshuar nuk kishte treguar se kishte udhëtuar së fundmi në vendin fqinj.

Ajo e ka pranuar këtë fakt vetëm pas shfaqjes së shenjave klinike të koronavirusit.

Në këto kushte, mjekët dhe stafi i repartit të Ortopedisë janë karantinuar dhe presin rezultatet e analizave nësë janë prekur nga COVID-19.

E moshuara është sjellë për trajtim në specializuar në Tiranë, ndërsa familja e saj është urdhëruar të karantinohen.

Në Lezhë janë në total 4 të prekur me COVID-19, mes të cilëve 3 bluza të bardha.

Hartës së të prekurve me koronavirus në Shqipëri këtë të enjte iu shtua edhe Tropoja, ku një çift bashkëshortësh rezultuan të prekur.

Mësohet se ata janë infektuar nga motra e gruas e cila kishte ardhur nga Italia dhe e kishte kaluar koronavirusin.

Ndërsa nga ana tjetër mësohet se ata kanë lëvizur lirisht në qytet para shfaqjes së sintomave, çka rrit rrezikun potencial që ata mund të kenë infektuar edhe persona të tjerë.

Me 18 raste, Fieri është vatra e dytë më e madhe e koronavirusit në vend, pas Tiranës.

4 rastët e konfirmuara këtë të enjte, janë nëpunës të degës së Thesarit që ishin në karantinë prej 12 ditësh, pasi një koleg i zyrës ishte konfirmuar i prekur me COVID 19.

Por dega e Thesarit duket është shndërruar në një vatër më vete, pasi një punojës është në pritje të analizave, ndërsa një nëpunëse tjetër sipas burimeve ka simptoma.

Pas konfirmimit të rasteve, bashkia e Fierit dezinfektoi zonat ku banojnë të prekurit, ndërsa familjarët i ka udhëzuar të qëndrojnë në shtëpi.

Dy rastet e reja në Elbasan janë djemtë e 61 vjeçarit të konfirmuar të prekur të mërkurën.

Ata janë përkatësisht 21 dhe 25 vjeç dhe dyshohet se një prej tyre e çoi virusin në shtëpi, pasi studiojnë e punojnë në Tiranë.

Nëna e tyre ndërkohë rezulton e paprekur nga koronavirusi por po mbahet në karantinë.

Në Durrës, listës së të prekurve mësohet se i është shtuar një efektiv policie, çka ka detyruar vetëkarantinimin e disa kolegëve të tij mes uniformave blu, përfshirë edhe familjen.

Lajmi i mirë për Shkodrën, ku mjekët që trajtuan pacientin me COVID në spital kanë rezultuar të pastër në analizë.

Ndërsa Korça dhe qytetet e tjera nuk shënuan rritje të numrit të të prekurve.

Zjarr Tv Ad