COVID-19 prek shkollat e Veriut/ Të paktën 15 mësues nuk e nisin punën

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Koronavirusi është bërë shkaktari që 15 mësues në rajonin e veriut që të mos e nisin punën pasi janë vetë të prekur ose kanë familjarë të infektuar.

Këtë e ka konfirmuar edhe Drejtori Rajonal i Arsimit në Lezhë, Bardhok Pulaj i cili thotë se janë marrë masa për zëvendësimin e tyre. Ndërkohë procesi mësimor ka vijuar normalisht.

Pulaj shton se në të gjitha shkollat ka personel mjekësor dhe apelon për zbatim të protokolleve për mbrojtjen nga koronavirusit.

Në një pjesë të konsiderueshme të shkollave të veriut mësimi po zhvillohet me turne, për të rujtur distancimin fizik mes nxënësve.

Ndërkohë edhe në Elbasan janë regjistruar 3 raste të reja në stafet pedagogjike.

Janë konfirmuar një ish-pedagog, kreu i qendrës së bashkëjetesës ndërfetare dhe një mësues.

Nga ana e institucionit përkatës po merren tampone të personave të cilët kanë pasur kontakte me të infektuarit.

Zjarr Tv Ad