Dashamir Shehi shigjeton PS-në dhe PD-në/ “Përdorin mekanizma perversë”

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Nisma Thurje” ka nisur fushatën për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Deputetë të opozitës dhe shoqëria civile kanë mbështetur këtë fushatë. Gjatë fjalës së tij, Endrit Shabani i “Nismës Thurje” ka kërkuar që të ulet mosha e votimit dhe personat që nga 16 e lart të kenë të drejtën e votimit.

Nga ana tjetër, kreu i Partisë Republikane ka kërkuar lista të hapura dhe jo emërtime nga kryetarët.

Ndërsa kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, është shprehur se duhet marrë çdo iniciativë për të ndryshuar Shqipërinë dhe idenë monopoliste të dy partive të mëdha.

Ai ka shigjetuar PS-në dhe PD-në duke thënë se përdorin një mekanizëm pervers dhe nuk lënë vend në tavolinë për të tjerë.

“Do të marrim iniciativë të ndryshojmë gjithçka që është me rëndësi në Shqipëri. Do t’i japim shans të garojmë të gjithë bashkë apo do ruajmë monopolin partitë e mëdha përfituese. E vërtetë që këtë radhë fitoi PS-ja, por edhe grupi i PD-së zyrtare i përfituan dhe ata nja 3 deputetë. Jemi përfitues nga tava e madhe. Nuk lënë më vend që të ulen të tjerë në tavolinë, është një mekanizëm pervers”, është shprehur Dashamir Shehi./ CNA

Zjarr Tv Ad