Nga Luçiano Boçi/ Yll mirënjohjeje apo vrimë e zezë

0
312
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tek dëgjoja lajmeve për ekzistencën e YLLIT të mirënjohjes publike që Rama e paska në xhep për të qerasur këdo, mendimet m’u pështjelluan keq.

Këto gjërat me yje sikur janë bërë ca si shumë!!??

Yll kinemaje

Yll futbolli

Yll trimërie

Yll tik toku

Yll…ylli, etj…

Ja tani dhe Yll i mirënjohjes publike.

Tingëllon paksa e çuditshme, sepse kjo “e mira publike” nuk ngjan se ka nevojë për Yll.

Është si ajo e mira: bëje e hidhe në det.

Po pse nuk e quan më mirë VRIMË E ZEZË (BLACK HOLE) p.sh, se edhe vrima e zezë një lloj ylli është.

Nuk e besoni?!

Personalisht u konsultova nëpërmet Inteligjencës artificiale (jo atë që Rama do e implementonte fuqishëm në sistemin tonë arsimor) e ja çfarë rezulton:

“Një VRIMË E ZEZË është një objekt astronomik shumë i densifikuar me forca të jashtëzakonshme të gravitetit. Ajo formohet kur një yll shuhet në mënyrë spektakolare, duke shkaktuar një kolaps të tij, ku materiali tërhiqet në një vrimë të fortë gravitacionale. Nga ana e jashtme, vrima e zeze është një zonë e kuqe e errët, e cila përmban një siperfaqe të quajtur “horizonti i ngjarjeve”, ku asgjë, përfshirë dritën, nuk mund të largohet. Vrimat e Zeza janë objekte tërheqëse shumë të fuqishme, dhe studimi i tyre është një fushë interesante e astronomisë dhe fizikës së objekteve të rënda”.

Koincidencat janë kaq të forta sa do të ndikonin dhe në përmirësimin e përjetimit emocional ndaj reputacionit jo të mirë të VRIMAVE TË ZEZA si gëlltitëse planetesh.

Pastaj Ramës do i shkonte shumë të ndante dekorata të tilla!

Zjarr Tv Ad