Databazat me të dhënat e policëve, gazetarja: Hakerat kanë informacion të bollshëm në duar! Prokuroria shqiptare asnjë hap për kundërpërgjigje

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme hakerat që kanë arritur të futur në sistemet e brendshme të institucioneve në vendin tonë kanë publikuar të dhënat për punonjësit e policisë.

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi sot në emisionin “Open” se hakerat kanë të informacion të bollshëm në duar duke theksuar se ka një qasje të gabuar nga ana palës tjetër.

Ajo shtoi se deri më sot Prokuroria shqiptare nuk ka bërë asgjë për t’ju kundërpërgjigjur sulmit kibernetik që ka hakuar të dhënat.

“Kam qenë në grupin e parë të gazetarëve që kam bërë thirrje që të mblidhej Këshilli i Sigurisë. Duhej të kishte pasur një reagim më të shpejt të qytetarët. Duhej të bëhej transparencë. Mbrëmjen e kaluar kemi pasur rrjedhje të të dhënave, databazë e punonjësve të policisë dhe ish-policë.

Hakerat kanë informacion të bollshëm. Unë e konsideroj mbledhjen e Këshillit Kombëtar të vonuar, pasi sulmi i parë është në 15 korrik. Hakerat kanë shumë informacion në duar.

Prokuroria ka qasje të gabuar. Prokuroria shqiptare nuk ka bërë asgjë për t’ju kundërpërgjigjur sulmit. Në rastin konkret nuk ka ndodhur”, tha Lala.

Zjarr Tv Ad