Debati/ Sejamini-Xhaferrajt: Rama po ju rraskapit deri në zgjedhje, ju harxhoni energji duke bërë plane si do të fusni flakadanët

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Neritan Sejamini ka debatuar me deputetin e Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me strategjinë e opozitës për të ardhur në pushtet.

Sejamini thotë se opozita po harxhon energji duke bërë strategji për futjen e flakadanëve në Kuvend, ndërkohë që Ramës i intereson kjo gjendje, sepse e do opozitën të dobësuar edhe përballë opinionit publik, për zgjedhjet e vitit 2025.

Ndërkohë deputeti Xhaferraj, këmbënguli që aksioni i opozitës për komisionet hetimore, nuk duhet të ndalet.

Debati:

Neritan Sejamini: Duhet të shohim qëllimet e palëve, për të gjykuar. Qëllimi i Ramës është ta dobësojë dhe ta rraskapisë opozitën dhe pastaj ta fusë në vitin 2025 në zgjedhje. Komisionet për të nuk janë një qëllim në vetvete, patjetër mund të japë edhe ndonjë komision. Qëllimi i tij është ta mbajë opozitën në gjeste të tilla, kauza fallco, që e dobësojnë në sytë e opinionit publik.
Po qëllimi i opozitës cili është? Kjo histori është e përsëritur. Opozita krijon kauza të përkohshme, futet në to, harxhon energji dhe harron që është alternativë që duhet të përgatitet për zgjedhjet. Çdo veprim i opozitës ka kuptim, kur lidhet me zgjedhjet. Opozita ngatërron lëvizjen me ecjen përpara, me përparimin. Opozita vjen përqark, si ato tapetet lëvizëse nëpër palestra, bën disa kilometra dhe pastaj mbetet në vend.
Si kontribuon kjo te rritja e votuesve? Në vitin 2025, do të votojë një qytetar që ka lindur në vitin 2007. Një 18 vjeçar si e sheh luftën tuaj? Si do ta merrni votën e tij? Kur ai sheh këto skena, e merrni dot votën e tij?

Ferdinand Xhaferraj: E le në plan të dytë, faktin dhe parimin, që për këtë cështje a ka të drejtë opozita?

Neritan Sejamini: Ne ju kemi dhënë të drejtë për kauzën tuaj, nuk e vë në dyshim autokracinë e zotit Rama. Ai e ka shtypur opozitën dhe ka shkelur çdo të drejtë të minorancës. Por, kjo rrugë që keni gjetur ju, harxhoni energji si do të fusni shashka të enjten. Si do të përgatiteni ju për zgjedhje?

Ferdinand Xhaferraj: Ne kemi ngelur në këtë pikë që nuk është vetëm opozita por ka edhe Kushtetutën me vete. E dyta, ideja ime për këto komisione, ka qenë që po të ngriheshin, ne të mos ishim në këtë situatë që jemi sot, janë 40 deputetë që protestojnë dhe nuk dalin 4 mijë qytetarë.

Zjarr Tv Ad