‘PS refuzon Kushtetutën’, Sula: Ka ndryshuar rregulloren për të intimiduar deputetët, do t’i pengojmë me çdo çmim!

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula është shprehur përmes një postimi në Facebook se 33 vite nga shembja e diktaturës një neodiktaturë është shfaqur si kërcënim serioz i sakrificës së shqiptarëve gjatë vitit të fundit, duke iu referuar ngjarjeve të fundit në Parlament.

Sula u shpreh se mazhoranca refuzon të respektojë kushtetutën duke mos pranuar komisionet hetimore për një sërë çështjesh, ndërsa shtoi se mazhoranca po ashtu kërkon të emërojë opozitën që do në Kuvend.

Ai shkroi më tej se duke mos mjaftuar kjo, mazhoranca ka hedhur hapa dhe për intimidimin e deputetëve të opozitës duke ndryshuar rregulloren për të përjashtuar dy muaj deputetët.

Reagimi i plotë:

33 vite nga shembja e diktaturës, një neodiktaturë është shfaqur si kërcënim serioz i sakrificës së shqiptarëve gjatë vitit të fundit.

Sic e keni parë, mazhoranca refuzon të respektoj Kushtetutën. Nuk pranon komisionet hetimore.

Nuk do që të hetohen pazaret e bëra me grupet kriminale dhe me kriminelët me kollare në koncesione. Mazhoranca nuk bën transparencë edhe për marrëveshjen me shtetin mik, Italinë.

Marrëveshja nuk flet për të pritur shtetasit italianë, por në Shqipëri do zbarkojnë refugjatë nga vendet e treta, por shqetësimi është në faktin se filtrat për grupet kriminale janë shumë të dobta.

Do e kthejë vendin në një strehë për kriminelë potencialë.Me arrogancë dhe injorancë në të njëjtën kohë miratuan edhe buxhetin për vitin 2024.

Kreu i mazhorancës më të lehtë e ka të shkarkojë anëtarët e qeverisë sesa të bëhet transparencë me fondet e IPARD.

Balliu: Basha s’ka dashur as të jetë kryeministër, ishte kloun i shitur, tani me opozitën ka një alternativë

Bashkimi Europian i ka hetuar abuzimet ndërsa në shqipëri kjo nuk lejohet. Kjo mazhorancë do të emëroj opozitën që do. Kjo në demokraci nuk ndodh.

Por duke mos mjaftuar këto, hedhin hapa edhe për intimidimin e deputetëve të opozitës duke ndryshuar rregulloren për të përjashtuar dy muaj deputetët.

Çollaku: Rithemelimi të formojë një grup në Kuvend, s’jemi kundër, por duan t’i imponohen PD-së

Nëse kjo mazhorancë ka vendosur që ti pijë gjakun shqiptarëve me cdo çmim, edhe ne jemi të vendosur që me cdo çmim ta pengojmë këtë mazhorancë që të rrënojë shqiptarët.

Zjarr Tv Ad