Dede: Kemi nevojë për kohë, ju tregoj kontaktet me Rejën

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak orë pas barazimit 2-2 në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Sopoti” të Librazhdit, trajneri i kombëtares shqiptare U-18, Nevil Dede doli në një konferencë për shtyp, ku foli për paraqitjen e kuqezinjve ndaj bashkëmoshatarëve nga Maqedonia e Veriut si dhe kontaktet e para me trajnerin e kombëtares A, Edi Reja.

“Është një moshë delikate pasi janë 1 vit më të vegjël se mosha zyrtare, si numër lojtarësh është i madh. Ne jemi munduar të marrim pjesën më të mirë, por duhet theksuar se kjo moshë nuk rakordon me datat e UEFA-s dhe FIFA-s, kemi bërë disa ftesa në Gjermani dhe Itali por klubet nuk na janë përgjigjur pozitivisht pasi jane ende ne aktivitet. Pavarësisht këtyre fakteve, me grupin që kemi po mundohemi të krijojmë një bosht solid deri ne fund të vitit 2019 ku do mund ti shërbejnë ekipeve përfaqësuese me rradhë. Unë gjykoj që deri diku bëmë një paraqitje të mirë sa i përket ndeshjes miqësore me Maqedoninë e Veriut, por është hera e parë që grumbullohen dhe futbollistët e kanë të vështirë që të japin më të mirën, duhet koha e duhur për të bërë paraqitjen e mirë. Për këto dy ndeshje 50% ishin nga Shqipëria dhe 50 % nga jashtë, me mbështetjen e federatës do të kryejme edhe një stejxh seleksionues dhe ne maj do të kemi grupin e plotë për turneun miqësor. Na duhet shumë kohë që të marrim lojtarët dhe të shohim si funksionojnë më grupin, pasi ka raste që janë të angazhuar me klubet përkatëse. Sado që federata punon dhe krijon kushtet, futbollistët varen më së shumti nga klubet ku rriten dhe kushtet që vetë klubet i ofrojnë atyre. Nga viti në vit shpresojmë të rritet cilësia në klube se ata janë faktori kryesor i rritjes së një lojtari. Një fëmijë mund të lind talent por varet sesa punohet dhe a zhvillohet sesi duhet lojtari. Pas emërimit trajneri Reja na takoi të gjithë ne trajnerët e moshave, për mua ishte shumë i vlefshëm, trajneri dontë informacion të saktë për U21 dhe U19.”

 

Zjarr Tv Ad