Deklarata e aktores: Nuk më ofrojnë role/ Më thonë je e…

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktorja shumë e dashur turke, Hazal Kaya, u bë e njohur për publikun shqiptar, përmes rolit të “Nihal” tek telenovela “Dashuri e Ndaluar” dhe “Maral”.

Së fundmi, ajo ka qenë shumë e komentuar në media, për shkak të një deklarate. Hazal, u shkëput për disa kohë nga televizioni dhe aktorja tha se; asaj nuk iu ofruan role kryesore, për shkak se kishte shtuar peshë nga shtatzënia.

Pas deklaratës së Hazalit, ka reaguar aktorja Demet Akbag, e cila është shprehur se fjalët e “Nihal” vlejnë për vajzat e reja, të cilat kanë më shumë avantazh të marrin role kryesore.

Po ashtu edhe aktorja Aslihan Guner, ka reaguar duke u shprehur se ajo ka qenë mbipeshë në një serial. Më pas vetë Hazal, ka reaguar me një postim, duke u shprehur se deklarata e saj, është keqkuptuar dhe se nuk kishte qëllim të nënvlerësonte artistet mbipeshë.

Zjarr Tv Ad