Dënohet me burgim të përjetshëm gjermani që vendosi helm në senduiçët e kolegëve

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi drejtuesit e fabrikës vendosën kamera në dhomën e pushimit, ata zbuluan se makinisti Klaus O., 57-vjeçar, kishte vendosur helm në senduiçët e kolegëve të tij. Për këtë arsye, një gjykatë e Bielefeldit e dënoi atë me burgim të përjetshëm. Ai u shpall fajtor për tentim-vrasje dhe nëntë akuza tjera lidhur me sjelljen e tij ndaj kolegëve të punës për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar në mëlçi. Sidoqoftë, vendimi për dënimin e tij nuk paraqet përmbyllje të këtij rasti. Prokurori i rastit, Veit Walter, ka thënë se organet e drejtësisë janë duke i hetuar edhe 21 raste të vdekjeve të mëhershme të punëtorëve të kësaj kompanie, të cilat më parë ishin vlerësuar si raste që nuk lidhen me punën në fabrikë. Zyrtarët policorë e kishin arrestuar personin Klaus O. më 16 maj të vitit të kaluar pasi përmes pamjeve të siguruara nga kamerat u vërtetua se ai kishte hyrë në dhomën e pushimit, e kishte hapur çantën e një punëtori dhe kishte hedhur një lloj pluhuri në ushqimin e tij, shkruan “The New York Times”.

Zjarr Tv Ad