Denoncimi/ Berisha: Gonxhe si Rama, njeh vetëm ligjin e vjedhjes!

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook për sjelljet korruptive të Drejtorit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe. “Gonxhe njëlloj si Rama, njeh vetëm ligjin e vjedhjes!”, shkruan Berisha në një postim ku ka publikuar mesazhin e një qytetari me akuza për Gonxhen.

POSTIMI I PLOTE:

Gonxhe njëlloj si Rama, njeh vetëm ligjin e vjedhjes! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje Dr. Berisha,

Meqenëse prekët temën e Z. Blendi Gonxhes, po ju shtoj edhe unë disa gonxhe.

  1. Kontratat e shitblerjes së automjeteve që është shkresë e thjeshtë, dhe qytetarët mund ta bëjnë vetë dhe me pas ta regjistrojnë te DPSHTRR, siç e thotë Kodi Civil i R.Sh, por jo, Blendi Gonxhja nuk e njeh Kodin Civil edhe mbas dhjetëra ankesave që unë si avokat kam bërë institucioneve përgjegjëse, me rregullore ka nxjerrë që këtë kontratë e shkruan në kompjuter dhe i faturon 14 mijë lek qytetarit vetëm Blendi.
  2. Blendi Gonxhe si multilingual, ka hequr përkthimet e kontratave të shitblerjes të huaja të mjetit dhe të dokumenteve shoqëruese të mjetit kur regjistrohen mjetet te DRSHTRR, me pretendimin për të ndihmuar xhepat e qytetarëve. Por jo, qëllimi i tyre është të manipulojnë dokumentacionin dhe punonjësi mos të mbajë përgjegjësi sepse nuk njeh gjuhën dhe nuk e merr vesh kush është shitësi dhe blerësi apo të dhënat teknike të mjetit (fuqia motorike, ngjyra, etj). Edhe këtu shkel përsëri kodin civil dhe të procedurës administrative me një rregullore duke hequr gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.
Zjarr Tv Ad