Denoncimi i Sazan Gurit: Butrinti në shitje! Pjesë e kontratës me fondacionim edhe hipotekimi i tij

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Sazan Guri

Vini Re! Butrinti ne shitje! Nuk eshte shpikje, por pike e kontrates, ku fondacioni ka te drejt ta hipotekoje ate. Pra:

1. mbasi hiqet me ligjin e aprovuar ne diten e pushtimit me shkrim te Butrintit pjesa A3 prej 832 ha si zone 100% ilire apo epire

2. mbasi thuhet anglisht dhe shqip se kjo toke e thelbit arkeologjik e zbuluar dhe e vjedhur deri me sot eshte helene

3. mbasi shkruhet se ky fondacion dhe ky person Richard Hodges eshte themeluesi, zbuluesi i Butrintit helen…

4. mbasi eshte thene e shkruajtur shqip e anglisht te libri i Z. Richard Hodges – kryetari i Komisionit tashme gjoja neutral se arkeologet tane si Hasan Ceka, Aleksander Meksi, Gjeraz Karaiskaqi jane enverista, komunista, dhe ne fund jane reaksionar..

5. mbasi eshte thene po aty, e shkruajtur anglisht e shqip se arkeologet tane me kerkimet ne Butrint nuk e vertetuan dot teorine e tyre se shqiptaret jane te lashte…

Sipas ligjit te aprovuar pardje me damken e Parlamentit shqiptar thuhet e shkruhet se Fondacionit i lind e drejta per te hipotekuar Butrintin.

Une jam nje nga tre milionet shqiptare per te shkuar ne lufte, po ti??

Nese Zoti te ka stisur per gjum e zullum, fli se te ben mire!

Nese Zoti te ka stise per te degjuar e mesuar, degjo, beso e meso, mos rri e kohen numero!.

Nese Zoti te ka bere te ndjeshem ndaj atdheut, ai po te therret rrok armet (mendimet, ligjin, arsyen) dhe hajde se ka 2,999,999 vende bosh. SG. dt 26. 05 2022, ora 05 e 30 e mengjezit.

Zjarr Tv Ad