Autobusi shkrumbohet nga flakët në autostradën e Vlorës

0
189
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një autobus është djegur i gjithi mëngjesin e kësaj të enjteje në autostradën e Vlorës, teksa ishte duke udhëtuar nga Levani për në drejtim të qytetit bregdetar.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Levan-Vlorë, pranë Novoselës dhe fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme të shumta materiale. Në momentin kur mjeti ka marrë flakë, ka qenë në lëvizje dhe i mbushur me punonjës të një fasonerie.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Paraprakisht, dyshohet se ka qenë një defekt teknik që ka shkaktuar zjarrin në mjet.

“Më datë 26.05.2022, rreth orës 06:50, në aksin rrugor Vlorë –Fier, tek mbikalimi i Novoselës ka marrë flakë në lëvizje, autobusi me drejtues shtetasin B. Xh., 60 vjeç. Nuk ka dëme në njerëz. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në autobus”, njofton policia.

Zjarr Tv Ad