Denoncimi/ Ja si po e mbron Rama “killerin serial” të masakrës së 9 gushtit

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar statusin ku hidhen dyshime të forta se KLGJ është duke e lënë në harresë shqyrtimin e çështjes së Dritan Dajtit. Kjo sipas qytetarit dixhital vjen me porosi nga krerë të lartë të qeverisë. Sipas tij është një punonjës i drejtësisë që i ka shkruar dhe duke u bazuar mbi faktet e sjella, del në konkluzionin se “Edvini bllokon shqyrtimin e çështjes së Dritan Dajtit në KLGJ!”.

Mesazhi në vijim:

Edvini bllokon shqyrtimin e çështjes së Dritan Dajtit në KLGJ!

Lexoni denoncimin e punonjësit dixhital. sb

Përshëndetje Doktor.

Çështja e Dritan Dajtit, killerit serial të masakrës së 9 gushtit 2009,  në të cilën u ekzekutuan prej tij 4 oficerë policie, është bllokuar nga kryetarja e KLGJ-së, flitet me urdhër të Ramës, përcjellë asaj nga kumbar Agaçio.

Kështu kjo çështje, ndonëse e shpallur që do të hetohet me urgjencë nga KLGJ, është lënë në sirtar për ta zënë pluhuri.

Sigurisht janë përgatitur edhe nëse plas skandali, pasi vetë kryetarja e KLGJ ka shkarkuar punonjësen e protokollit, me preteksin se ka vonuar disa orë kërkesën e ministres për çështjen Dajti.

(Edhe kërkesa ka probleme ligjore, por këto do publikohen më vonë dokumente). Edhe pse kërkesa u dërgua brenda ditës, për çështjen Dajti prej një muaji nuk u vu uji në zjarr.

Kjo sa i përket çështjes Dajti, këto rrethana janë lehtësisht të verifikueshme edhe nga qytetarët.

Kështu që Edvinin, që urdhëroi heqjen heqjen e katër dënimeve me jetë të mikut të tij Dajti dhe dënimin e tij me 6 vite burg për 4 policë të ekzekutuar, bllokoi edhe shqyrtimin e superskandalit të drejtësisë nga KLGJ e tij.

Zjarr Tv Ad