Deputeti shkodran braktis Metën dhe PL, pranon propozimin e Ramës për të qenë pjesë e PS

0
160
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lëvizje politike në Qarkun e Shkodrës në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit kanë sjellë ndryshime brenda partive politike.

Mësohet se deputeti shkodran, Agron Çela, ka braktisur Partinë e Lirisë dhe i është bashkuar zyrtarisht Partisë Socialiste. Vetëm pak ditë më parë, deputeti Çela dhe kreu i qeverisë Rama kanë arritur një marrëveshje të përbashkët.

Kështu, Çela pritet të jetë një forcë më shumë për PS në Qarkun e Shkodrës dhe mbështetje për kandidatin e mundshëm Benet Beci, për të marrë për herë të parë e majta drejtimin e Bashkisë Shkodër.

Agron Çela ka 2 mandate në Parlamentin e Shqipërisë nën siglën e LSI. Në fakt, bashkimi i tij me të majtët ka kohë që përflitej, por tashmë është zyrtarizuar.

Prezantimi pritet të bëhet në ditët e para të janarit nga vetë kryeministri Rama në Shkodër.

Zjarr Tv Ad