Detaje të reja/Korrupsioni deri me vlerë 6 mijë euro,burri i gjyqtares njëherazi dekan që u arrestua nga SPAK(EMRI)

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pólicia ka finalizuar operacionin “Starova” dhe ka vënë në pránga 5 persona, mes të cilëve përfshihet edhe bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjeka.

Ai është identifikuar si Arben Cara dhe mbante detyrën e dekanit të Fakultetit Juridik në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, i cili u árrestua  për veprën penale “Kórrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit apo funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Kujtojmë se gjyqtarja Mimoza Margjeka dhe avokati Skënder Demiraj janë árrestuar në Durrës ditën e sotme pasi SPAK ka lëshuar urdhër-árrestin. Prokuroria e Posaçme Kundër Kòrrupsionit dhe Krímit të Organizuar Tiranë ka regjistruar procedimin pènal për tre persona në Durrës.

Konkretisht ka rezultuar se shtetasit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj (me profesion avokat), në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar veprën pènale “Kòrrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Pènal, duke i dhënë shtetases Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare, aktualisht e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, shtetasit Arben Cara, një shumë prej 6.000 (gjashtë mijë) eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Zjarr Tv Ad