Detaje tronditëse/ E shoqja humbi aftësinë për të folur, Blerim Bizgjoni merrte të miturën me forcë në dhomë dhe e përdhunonte para saj

0
146
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jane zbuluar detaje te ngjarjes tronditëse në fshatin Vërdovë të Pogradecit ku një vajzë 13-vjecare dyshohet se është përdhunuar për një muaj nga një 46-vjecar.

Bashkëshortja e Blerim Bizgjonit, të akuzuarit për abuzim seksual ndaj të miturës, ka humbur aftësinë për të folur pas një aksidenti. Burime bëjnë të ditur se kur dhunuesi e detyronte të miturën të shkonte pas mesnate në dhomën e tij, bashkëshortja ka qenë prezente dhe ka parë gjithçka.

Ndër të tjera, babai i vajzës së mitur ka deklaruar se Blerimi ishte i interesuar për të fejuar të bijën. Arsyeja përse 13-vjecarja qëndronte në shtëpinë e Blerim Bizgjonit ishte se familja e saj jetonte në kushte të vështira ekonomike, ndërsa babai thotë se arrinin të mbijetonin me 50 mijë lekë të vjetra në muaj.

Vajza e mitur, prej një muaji jetonte në banesën e autorit, pasi qendronte me vajzën e tij të cilën e kishte shoqe të ngushtë. E dhunuara ka guxuar ta denoncojë në polici ditën e djeshme  duke zbuluar se Ditën e Bajramit autori e kishte mbajtur deri në 4 të mëngjesit dhe atë natë abuzoi sekskualisht. E kishte kërcënuar se do e hidhte nga ballkoni dhe e përdhunonte çdo ditë.

Vajza është shprehur se ka qenë nën presion dhe kërcënim dhe vetëm para dy ditësh arriti të siguronte kontakt me një oficer policie. Ajo është shprehur se nëse kjo situatë do vazhdonte, do shkonte deri në vetëvrasje.

“Ai më mbante në shtëpi dhe bënte sikur kujdesej për mua, por më ngacmonte dhe më pas më përdhunoi. Për herë të parë më ka përdhunuar në qershor të këtij viti. Më përdhunonte çdo ditë në shtëpinë e tij. Fillimisht më mori duke i thënë babait se do të kujdesej ai për mua pasi familja ime më mbante dot për shkak të kushteve.

Dy javët e para sillej mirë, pastaj filloi të më ngacmonte me fjalë, kurse një natë më mbajti deri në orën 04:00 të mëngjesit në ballkon duke më kërcënuar se do të më hidhte nga ballkoni nëse nuk kryeja marrëdhënie seksuale. A mund të ketë abuzuar edhe me vajza të tjera”, është shprehur mes të tjerave vajza e mitur.

Tashmë Blerim Bizgjoni ndodhet pas hekurave dhe do të përballet me akuzën e marrëdhënieve seksuale me të mitur, ndërsa vetë 13vjeçarja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike. (A

Zjarr Tv Ad