Emigrantët në Greqi protestë për të mos qëndruar në ishull, hidhet gaz lotsjellës!

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

GREQI– Djegia e kampit të Morias në Greqi mëngjesin e së mërkurës la të pastrehë të paktën 13 000 migrantë, duke ngritur pikëpyetje të mëdha se ku do të strehohen ata të cilët prej ditësh kanë fjetur në qiell të hapur.

Idenë e qeverisë greke për të ndërtuar një kamp të ri, e kanë kundërshtuar si emigrantët ashtu edhe banorët e ishullit të cilët kanë bllokuar rrugët për të ndaluar dorëzimin e ndihmave.

Ne nuk duam një kamp tjetër dhe ne do të kundërshtojmë çdo ndërtim,” u citua të thoshte një banor i cili u shpreh se është koha e të tjerëve për të mbajtur këtë barrë.Emigrantët në Greqi protestë për të mos qëndruar në ishull, hidhet gaz  lotsjellës! Kundër një kampi të ri në Moria - Shqiptarja.com

Protesta pati edhe në radhët e emigrantëve, të cillët kërkojnë zgjidhje për të mos u lënë në ishull. Policia greke është detyruar të përdorë gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Tensionet nisën pasi qindra migrantë, duke brohoritur “Liri”, marshuan në rrugët që çojnë drejt portit të Mytilene, ku policia ka ndaluar ngritjen e disa kampeve të përkohshme për migrantët.

Në përpjekje për të siguruar strehim Gjermania  së bashku me dhjetë vende evropiane kanë rënë dakord që të marrin 400 fëmijë të pashoqëruar, të cilët kanë ikur nga kampi Moria, ku ende zyrtarisht nuk ka dalë motivi i rënies së zjarrit.

Zjarr Tv Ad