Dhëndri i Sali Berishës i jep “like” postimit që ironizon kryedemokratin Basha

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, duket se nuk është në krahun e Lulzim Bashës.

Në një postim të bërë nga faqja e memeve “Brryli Broadëay”, e cila ironizon qëndrimet e opozitës, kryesisht të Bashës, Arbër Malltezit duket se i ka pëlqyer ky ironizim dhe i ka dhënë “like” në Facebook.

“Falë sakrificës dhe falë qëndresës tuaj, Edi Rama sot nuk është më kryeministër….Rreeeeth flaaamuriiiit….”, shkruhet në statusin që ironizon kryedemokratin Basha.

Kujtojmë se ditën e djeshme një deklaratë e Sekretares së re për të Përndjekurit Politikë në Partinë Demokratike, Anila Godole, e cila thoshte se PD duhet të distancohet nga Berisha, ka ngjallur debate të shumta. Ndoshta ky “pëlqim” i Malltezit mund të jetë një “hakmarrje” e vogël ndaj deklaratës së të përzgjedhurës së kryedemokratit Basha.

Zjarr Tv Ad