Dhuna në Oborrin Mbretëror/ Elia Zaharia tregon si nisi konflikt fizik me Princ Lekën: Ajo që ndodhi ishte rrufe në qiell të hapur!

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Elia Zaharia e cila prej disa ditësh është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të një konflikti fizik që ajo pati me Princ Lekën, ka treguar më tepër detaje si ndodhi ajo ngjarje, e cila pasoi edhe me publikimin e një videoje, ku aktorja shihet duke dhunuar ish-bashkëshortin.

Ajo shprehet se konflikti me ish-bashkëshortin ishte “një rrufe në qiell të hapur”, pasi deri në ato momente, procesi i ndarjes po shkonte paqësisht.

Aktorja thotë se vajza, Princesha Geraldina ishte e pranishme në konfliktin e ndodhur mes Princit Leka dhe babait të saj Gjergj Zaharia.

“Unë arsyet i kam sqaruar edhe në organet përkatëse. Për shkak të konfrontimit që pashë midis ish-bashkëshortit tim dhe babait. Nuk do të kisha zgjedhur kurrë që kjo të ndodhte, dhe aq më tepër të servirej kjo, pasi është një moment intim, familjar. Përpos statusit, unë jam njeri prej mishi, gjaku dhe shpirti.

Nuk do të doja të zgjatesha për diçka që është në organet hetimore. Nuk ka asnjë arsye tjetër, çdo gjë ka qenë e sqaruar paraprakisht. Kjo që na ndodhi për familjen time ishte një rrufe në qiell të hapur, pasi ndarja po shkonte normalisht.

Në konfrontimin tim me Princ Lekën, vajza nuk ka qenë e pranishme, por ka qenë e pranishme gjatë konfrontimit të tij me babain tim, për këtë jam e lënduar. Për hir të vajzës time kam zgjedhur të mos baltos kërkënd. Çdo gur që sot hidhet mbi mua apo babain e saj, nesër do të kthehet në peshë për të”, është shprehur Elia për Top News.

Zjarr Tv Ad