Dibër/ I vëllai e denoncoi të humbur, 13-vjeçari gjendet i mbytur në liqen

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 13-vjeçar, i cili u denoncua i zhdukur mbrëmjen e së mërkurës nga vëllai i tij, është gjetur i mbytur në Dibër. I mituri u gjet pas rreth dy orësh kërkime në liqenin e fshatit Shumbat dhe dyshohet se është mbytur aksidentalisht.

Policia njofton se nga këqyrja paraprake, në trupin e të miturit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Zjarr Tv Ad