“Dikush futeshe nga dritarja kur Pëllumbi ishte në Itali”/ Motra e 50-vjeçarit hedh akuza të rënda: Nëna e zbuloi dhe Blerina e vrau

0
1207
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Motra e Pëllumb Mukës, Lutfie Muka, ka hedhur akuza ndaj kunatës së saj, Blerina Meta se ka tradhtuar vëllain e saj, si edhe u ka vrarë nënën.

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të moderatores Evis Ahmeti, ajo ka deklaruar se fqinjët e çiftit kanë parë një person të panjohur duke hyrë nga dritarja e banesës së 50-vjeçarit, kur ky i fundit ndodhej emigrant në Itali.

Sipas saj, kjo tradhti është zbuluar nga nëna e tyre, e cila jetonte në një banesë, ndaj Blerina Meta e ka mbytur.

“Kur ishte vëllai në Itali këta kanë parë një person lart e poshtë, të huaj, pyesnin kush është ky që hyn e del. E kanë parë tek penxherja e vëllait tim. Nëna ime e ka nuhatur dhe ajo i ka marrë jetën nënës sime. Ajo është monstër, duhet të japë llogari dhe të nxjerrë të vërtetën.

Kam dyshime të forta që edhe nënën ma ka mbytur. Si vdiq nëna tak fak, ishte në pazar erdhi në shtëpi, e paketoi e vendosi pas sobës. Erdhi prej pazarit të Durrësit dhe tha hajdeni se është nëna sëmurë, kur erdhi e gjetëm nënën të paketuar. Kam dyshuar që në atë kohë, unë isha në kurbet, s’kam marrë pjesë në varrim sepse isha pa letra. Të gjithë kanë ngritur dyshime”, tha Lutfie Muka.

Zjarr Tv Ad