Dita e dytë/ Diaspora sërish në protestë para Kryeministrisë

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Siç paralajmëruan që në nisje të këtij organizimi, shqiptarë të diasporës do të protestojnë sërish sot para godinës së Kryeministrisë. Tubimi i ditës së sotme do të fillojë rreth orës 12:00.

Kujtojmë se dje protestës së emigrantëve shqiptare iu bashkuan edhe një grup studentësh si dhe banorët e zonës së Unazës së Re, ku këta të fundit kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.

Ndonëse Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk i dha leje emigrantëve për protestën, ata përcollën mesazhe kundër krimit, korrupsionit dhe varfërisë në vend. Një prej kërkesave të diasporës është edhe vota e tyre në zgjedhje.

Zjarr Tv Ad