Dita e Pavarësisë/ Alibeaj uron me vargjet e Fishtës: Porsi fleta e Ejllit t’ Zotit, Po rrehë Flamuri i Shqypnis

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enklejed Alibeaj me anë të një postimi në Facebook ka shprehur urimin e tij për festën e Pavarësisë.

Alibeaj zgjodhi të postojë një poezi të Atë Gjergj Fishtës dedikuar atdheut për të shprehur urimin e tij këtë 28 nëntor.

Postimi i plotë:

Porsi fleta e Ejllit t’ Zotit

Po rrehë Flamuri i Shqypnis,

E thrret t’ bijt e Kastrijotit

Me mbledhë tok nder çetë t’ ushtris.

Bini, Toskë, ju, bini Gegë!

Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!

A ngadhnyesë a t’ gjith deshmorë!

Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!

Per mbas Flamrit t’ vet Shqyptari,

Kur rrokë armët per t’ drejta t’ veta,

Atje lufta ndezet zhari,

Atje anmiku vehet m’ t’ leta.

Zjarr Tv Ad