Kryetari i Partise së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar edhe gjatë ditës së sotme për situatan në të cilën gjendet vendi ynë.
“Dita Ndërkombëtare e Demokracisë na gjen sot në betejë dhe në krye të misionit të përbashkët historik: Të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të inkriminuar dhe të korruptuar!”, shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Mbrojtja e demokracisë është sot një detyrë patriotike. Zgjidhja nuk është largimi nga vendi, as nënshtrimi, por përballja me të keqen, që ka kapur për fyti Shqipërinë!
Dita Ndërkombëtare e Demokracisë na gjen sot në betejë dhe në krye të misionit të përbashkët historik: Të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të inkriminuar dhe të korruptuar!
Kjo është beteja jonë, e njerëzve të lirë, të ndershëm dhe punëtorë, e rinisë tonë të mrekullueshme! Koha nuk pret! Demokracia, Liria dhe Dinjiteti Njerëzor janë të panegociueshme!