Ditë me diell, ja si do jetë moti sot dhe nesër

0
137
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas disa kohësh me ditë të ftohta dhe mot të paqëndrueshëm, ditët që presim përpara do të jenë plot diell si dhe temperatura pranverore edhe pse ende në stinën e dimrit. Ditën e Shtunë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore.

Për shkak të orëve me diell dhe masave ajrore më të ngrohta (krahasuar me ato të ditëve të fundit), për këto dy ditë parashikohet rritje e temperaturave kryesisht në vlerat e mesditës të cilat parashikohen të prekin vlerat 21-22 gradë celcius, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Përkeqësimi i motit pritet ditën e Diel. Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes në veri dhe qendër reshjet hera-herës në formën e shtrëngatave dhe intensitet deri mesatar.

Sa i përket erës, për këto tre ditë ajo do të fryjë e lehtë me shpejtësi 1-5 m/s dhe drejtim kryesor veriperëndim dhe juglindje.

Zjarr Tv Ad