Djegia e mandateve, Basha: Nuk ka kthim mbrapa

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha shprehet i vendosur në djegien e mandateve të deputetëve të opozitës.

Duke folur për mediat nga selia blu paraditen e sotme, ai tha se nuk ka lëvizje më pro Europës dhe integrimit në Europë sesa ajo që ka vendosur Partia Demokratike dhe opozita.

“Nuk ka kthim mbrapa! Nuk është vetëm djegie mandatesh, nuk do ketë më parlament fasadë. Ata mund të mblidhen mund të marrin vendime kundër shqiptarëve, shqiptarët do ti përgjigjen dhe ne do jemi në krah të tyre, që ditën e enjte”, u shpreh kreu i opozitës.

I pyetur lidhur me kërkesën për qeveri tranzitore, ai sqaroi se së pari do të thotë dorëheqja e Edi Ramës dhe hetimi i tij.

Sipas Bashës, qeveria tranzitore detyrë të parë dhe kryesore do të ketë të arrestojë politikanë të kapur në vjedhje votash.

“Qeveria duhet të mundësojë që mos ketë asnjë ndërhyrje politike, si ajo që bëri Rama për të mbrojtur Vangjush Dakon. Vangjush Dako duhet të shkojë në burg, Damian Gjiknuri që është kapur duke vjedhur vota, duhet të shkojë në burg, Taulant Balla duhet të shkojë në burg, në burg i çon drejtësia, por duhet një qeveri që nuk e pengon drejtësinë”, tha kryetari i Partisë Demokratike.

Zjarr Tv Ad