“Do ishit më zi se Enveri”, Rama u “sulet” kundërshtarëve

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama nuk kurseu linçimet ndaj deputetëve opozitarë që kundërshtuan ndryshimet kushtetuese për zgjedhjet. Ai u mor me ballistë dhe monarkë, duke ju referuar si bishta lopate. Kundërpërgjigjet nuk munguan as prej Artur Roshi dhe Kujtim Gjuzit, duke e cilësuar komunist. Por Kryeministri tha se ata i bëri Enver Hoxha si vetja dhe po të kishin gjë në dorë do të bënin më keq se ai. Madje Rama guxoi të vërë bast me Artur Roshin se ai nuk do të jetë më në parlament pas zgjedhjeve të 2021.

Rama: Çfarë lidhje e ndershme është kur i thua votuesit kur ti ke një tren me 40 parti dhe nuk ke mundësi ti shohësh ata që janë futur në vagona. Hidhe votën te vagoni që do të kapë dora dhe vota nuk i shkon atyre që janë në vagon po mblidhet te lokomotiva apo vagoni i dytë dhe vagoni i dytë, i cili sillet si lokomotivë pastaj duke tërhequr zvarrë sa njërin, sa tjetrin me gjysmën e votave për deputetë që kanë lokomotivat e këtyre trenave pa fund. Këtë se ka askush dhe këtë sot do ta fshijmë. Është një fshirje e vonuar e një hileje që ka karakterizuar zgjedhjet në Shqipëri për vite të tëra.

Replikon me Artur Roshin

Rama: Ballist, Çurçilli thotë kush nuk ndryshon mendim është budalla.

Artur Roshi: Komunist.

Rama: Jam shumë i qetë sot pavarësisht se nuk kam të njëjtin mendim të lartë si Myslimi dhe Rudina Hajdari se çfarë do të bëjnë listat e hapura. Ama kjo është ajo që do populli, këtë do të bëjmë. Sa për komunistin unë…

Debat mes Kujtim Gjuzit dhe Bashkim Finos

Rama: Naltmadhëri. Sa për komunistin nuk kam asnjë lidhje emocionale ose intelektuale me komunizmin, im atë po ka qenë komunist si shumë të tjerë.Kanë qenë në anën e duhur të historisë kur ju, tani të thuash ju është fyerje për Mit’hat Frashërin se ti je një mbetje e lodhur në një gropë të historisë.Nuk kam asnjë problem me komunistë dhe ballistë si persona dhe ju e mësuat këtë nga Enver Hoxha, ju bëri më të zi se veten në mënyrën sesi i sulmoni kundërshtarët. Ju mësoi që mos u merr me mesazhin por mesazhierin. Nuk keni gjë në dorë se po të kishit do të ishit me zi se Enver Hoxha.Ndarja mes demokratëve në kuptimin e të qenit demokrat dhe mendjeve anti-demokratike këtu është. Demokratët dhe socialistët janë demokratë. Socialistët janë anti-fashistë dhe anti-komunistë. Nuk merren me personat, por ideologjitë. Ju jeni kopje e zezë, Saliu i pari dhe të gjithë jashtë, një kopje e zezë e të shkuarës që i turreni të kuqes si demi. Jeni e zeza, e ktheni politikën në një insturument për të fyer dhe sharë njerëz. Politika është përballje opinionesh.Ti je bishti i një lopate të Ballit Kombëtar numër 2.

Artur Roshi: Ti je bishti i kazmës që do të shkqatërrosh çdo gjë.

Rama: Pretendon se do të vish prapë në parlament.Nuk do të ketë më parlament për ty dhe bishtat e lopatave, vinë përfaqësuesi e popullit.Me votimin e sotëm vagonat me lopata do të shkëputen nga treni i pluralizimit.Kjo ka vdekur, votat janë aty.

Zjarr Tv Ad