“Do jeni në monitorim nga BE”, ambasadorja Hohmann për pushtetin gjyqësor: Pavarësia e gjyqtarëve, element kyç në fazën e re të integrimit

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e BE-së, në Shqipëri, Christiane Hohmann ka mbajtur fjalën e saj gjatë konferencën e mbajtur në kuadër të 30 vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese. Ajo tha se ishte i nevojshëm zbatimi i reformës në Drejtësi për të garantuar legjitimitetin pasi gjatë fazës së re të marrëdhënieve mes BE dhe Shqipërisë, do të kishte monitorim të pavarëisë të pushtetit gjyqësor.

“Në këtë epokë të re, gjykata Kushtetuese do të jetë garantuese e institucioneve demokratike. Zbatimi i kësaj reforme komplekse nuk ka qenë as i lehtë dhe as i përsosur por legjitimiteti i kësaj reforme është konfirmuar herë pas here. Në ditët e para të reformës, GJK ka kaluar momente të vështira. Por të gjithë e kuptojnë se kjo gjykatë duhet të përbëhet nga më të mirët, integriteti i të cilëve të jetë i pakontestueshëm. Shpejt gjykata do ketë nëntë anëtarë.

Faza e re e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BE-së, do të ketë shtetin e së drejtës në qendër të vëmendjes. BE do të vijojë të monitorojë nga afër ecurinë në pavarësinë e gjyqtarëve”– u shpreh Hohmann.

Zjarr Tv Ad