Dorëheqja e Haradinajt, Basha: Vuri atdheun mbi gjithçka

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas dorëheqjes së kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj ka reaguar kreu i opozitës Lulzim Basha.

Basha e konsideroi vendimin e Haradinjat si akti i një njeriu që vë atdheun mbi gjithçka.

Lulzim Basha: “Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është akti i një njeriu që ve Atdheun mbi gjithçka. Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Ramush Haradinaj është Kosova, Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane.

Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë!”

 

Zjarr Tv Ad