“Dorëzohet” Baton Haxhiu: Sali Berisha nuk më ka pëlqyer kurrë si politikan, ama sot i jap dorën!

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Një fjalë e kam. Ja jap dorë. Ja jap dorën për këtë pjesëmarrje. Nuk e prisja. Ka kohë që nuk më pëlqen si politikan, por ja jap dorën sot. Vështirë që një njeri të organizojë tubime të tilla. S’kam ça i them më.”

Kështu u shpreh analisti dhe gazetari Baton Haxhiu mbrëmjen e sotme, teksa foli për protestën e Partisë Demokratike. I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Haxhiu ka thënë se nuk e pëlqen Berishën si politikan por sot “u dorëzua” para tubimit të madh që ai kishte organizuar.

“Një fjalë e kam. Ja jap dorë. Ja jap dorën për këtë pjesëmarrje. Nuk e prisja. Ka kohë që nuk më pëlqen si politikan, por ja jap dorën sot. Vështirë që një njeri të organizojë tubime të tilla. S’kam ça i them më. Do flas për tubimin se kam analizën time.

Sot, njeri që politikisht nuk e dua, por i jap dorën për atë çfarë ka bërë. Askush s’ka besuar. As vetë Rama dhe stafi i tij nuk e kanë parashikuar. Edhe medialisht dhe strategjikisht mediat kanë gabuar që kanë bërë një ekuilibrim”, u shpreh analisti Baton Haxhiu.

Zjarr Tv Ad